“Zero e madhe” për ASH-në, aktivistët kërkojnë llogari dhe përgjegjësi nga Sela

Aleanca për Shqiptarët ka përjetuar një fiasco të vërtetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Tetovë. Partia e Selës nuk arriti të sigurojë asnjë mandat të këshilltarit në këto zgjedhje.

Ajo në zgjedhjet të cilat u zhvilluan mbrëmë ka aritur të sigurojë vetëm 777 vota të cilët nuk ishin të mjaftueshme të sigurojnë fitore as për bartësin e listës.

Sipas njohësve të rrethanave politike me këtë rezultat, Tetova i “dha kartonin e kuq” kreut të ASH-së duke i dërguar edhe porosinë se nuk je i mirëseardhur në Tetovë, raporton indeks.mk

E pas këtij rezultati katastrofal përgjegjësi nga Sela dhe kryesia kanë kërkuar aktivistë të shumtë.

Ndër ata më të dalluarit është Arben Fetai i cili thotë se krerët e partisë duhet të japin llogari sepse janë përgjegjës për shuarjen e partisë në kryeqendrën a shqiptarëve.

“E vërteta është se sonte jemi partia e shtatë ndoshta edhe e teta në Tetovë. Jo që nuk i kemi dhënë zë rinisë, por e kemi shuar edhe zërin e partisë në kryeqendrën a shqiptarëve në RMV. E kjo nuk guxon të kalojë pa llogaridhënie dhe përgjegjësi. Që nesër”, ka shkruar Fetai.

Përgjegjësi ka kërkuar edhe Elmir Sejfullai, njëri nga themeluesit e ASH-së, që së fundmi u largua si i padëshiruar nga Aleanca për Shqiptarët.

“Sikur ti “Jepnit ZË Bogovinës” sot nuk do merrnit në qafë RININË…”, ka shkruar Sejfullai në “Facebook”./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet