“Tradita vazhdon”, u shpreh autorja dhe moderatorja e mirënjohur Luana Vjollca një ditë më parë në rrjete sociale, ku zbuloi se spektakli “Zemër Luana” do të këtë transmetimin maratonë më datë 1 Janar 2023, në orën 21:00 në ekranin e Tv Klan.
Faqja zyrtare e “Zemër Luana” në Instagram dhe vetë autorja e programit kanë publikuar një video teksa shihet Marina Vjollca, por nga komentet nuk është zbuluar ende gjithçka.
“1 JANAR 2023, ora 21:00, ‘Zemër Luana’ spektakli maratonë në natën e parë të Vitit të Ri për tu mos u humbur!!! Vutë re gjë ju?”, shkruhej në postimin zyrtar teksa Luana dhe Marina lanë komentet më poshtë:
“Luana Vjollca: Sa yll kam dal këtu”!!!
“Marina Vjollca: E bukura motrës vet”.
Ndërkohë në postimin e faqes zyrtare të televizionit Klan në Instagram është publikuar spoti zyrtar.
“Siç edhe e keni zbuluar, Vitin e Ri më 1 JANAR 2023 e nisim me moderatoren Marina Vjollca, por ajo nuk është surpriza e vetme… Kush mendoni që janë luanët e saj tek #ZemerLuana?“, shkruhet në këtë postim, i cili shoqërohet me një koment nga Luana Vjollca.
Luana Vjollca: Edhe po thoja si ka mundësi jam kaq e bukur këtë herë… e sheh ti paske qenë ti Marina Vjollca.
Mos e humbisni 1 Janar 2023, ora 21:00 ‘Zemër Luana’ nga Luana Vjollca në Tv Klan. /tvklan.al
https://www.instagram.com/rtvklan/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d8ca8ade-b12f-4506-b49a-4f623243517d&ig_mid=933111E1-AA15-4D05-B464-1C98BEC702CD



