Nuk ka pushim në bombardimet e qyteteve të Rusisë që nga mesnata – Zelensky
Ndërkohë, derisa Sergei Lavrov flet në Moskë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re.
Ai pretendon se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata.
Sipas tij, ndryshimi në taktikat e Rusisë – për të synuar zonat civile – tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim për krime të mundshme lufte, me Rusinë të akuzuar për bombardimin e civilëve.