Zelensky pritet të takohet me Bidenin, do t’i drejtohet edhe Kongresit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të mërkurën në Uashington do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden. Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që nga shkurti kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Zelensky do t’i drejtohet edhe Kongresit.

Zelensky në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se vizita ka për qëllim “forcimin e aftësive mbrojtëse” të Ukrainës si dhe thellimin e bashkëpunimin midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimi i Zelenskyt po ndodh pas 10 muajsh luftë brutale, në të cilën kanë humbur jetën dhjetëra mijëra persona, nga të dyja palët.

Vizita po ndodh edhe pasi që ligjvënësit amerikanë kanë vendosur të votojnë për mbështetjen e Ukrainës me rreth 45 miliardë dollarë, derisa Pentagoni po përgatitet të dërgojë raketa të llojit “Patriot” tokë-ajër, si ndihmë për të mbrojtur vendin. Këto raketa do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike nga sulmet ruse.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet