
Ukraina ka plotësuar të gjitha kriteret që të mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian për pranim.
Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që e ka thënë këtë, duke shpresuar që procesi të fillojë pas takimeve në Bruksel.
“Besoj se uniteti do të triumfojë në takimet e Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian dhe do të konfirmohet prapë fuqia dhe liderishpi”, është shprehur ai.
Ky deklarim i Zelenskyt vjen në prag të nisjes së samitit të Këshillit Evropian ku anëtarët do të votojnë nëse do të nisin negociatat për anëtarësimin e Kievit.
Për këtë duhet votim unanim, derisa Hungaria ka thënë se do të përdorë veto ngase për ta Ukraina nuk është gati për këtë.


