Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski sot ka dekoruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi me çmimin Princi i urtë Yaroslav.
Në njoftimin e presidencës ukrainase thuhet se dekorimi bëhet për merita të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe kontributin e rëndësishëm në promovimin e shtetit ukrainas në botë.
Ndërkohë që gjithashtu ka reaguar edhe kryeparlamentari Xhaferi duke shprehur konsideratë të lartë mbi këtë dekorim.
Postimi i plotë i kryeparlamentarit Xhaferi:
Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë.
Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht.


