Bilall Kasami dhe partia e tij BESA duket se i kanë ngatërruar zgjedhjet e përgjithshme me ato për Këshillin Komunal shkruan Tetovasot.Duket poashtu se paniku nga humbja i ka shpërqendruar ata .Kreu i partisë ndiqet gjithnjë e më pak në rrjetet sociale , e di se nuk do ketë raund të dytë kësaj rradhe dhe e treta ai e ka Tetovën por shumicën e votuesve e ka BDI në këtë qytet .Një humbje në këto zgjedhje për Këshilla do të ishte një goditje shumë e rëndë për Kasamin dhe partinë e tij.
Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se nëpër tubime atij po i vijnë njerëz nga zona tjera dhe jo ata që kanë të drejtë vote nga zona të caktuara ku ai i mban këto tubime siç e dëshmojnë edhe fotografitë dhe pamjet e ndryshme.
Në tubimet e Bilall Kasamit ka më shumë njerëz që nuk kanë të drejtë vote siç janë nga zonat rurale përfshirë Zhelinën, Tearcën dhe Bogovinën dhe jo vetëm.
Por ajo që bie në sy dhe ka të bëjë me një të vërtetë tjetër që ka irituar tejmase shumë prej atyre që e kanë mbështetur pa rezervë në zgjedhjet për kryetar të Tetovës përfshirë Izo Ganiun dhe shumë aktivistë që tashmë janë të zhgënjyer nga partia e tyre sepse në dorë tashmë këtë subjekt e ka Adnan Azizi i cili edhe e ka përpiluar të ashqëquajturën “Lista e Llërcës” duke i dhënë tone rurale një qyteti shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut siç është Tetova.Tetovasot



