Ylli ndërkombëtar, shqiptarja Enisa zbulon për “Zemër Luana” nëse është në një lidhje!

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Enisa ishte e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca në spektaklin e saj, “Zemër Luana” këtë të diel mbrëma.

Në spektaklin e sotëm nuk kishte si të mungonin lojërat e sfidat në lidhje me festat, këngët, vallet si edhe pyetje ngacmuese për të ftuarit tanë e jo vetëm. Në lojën e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e autores, Luanës dhe personi që nuk kapte shaminë kishte dënim të zbulonte mesazhin e fundit me partneren.

Përballë Enisës ishte e vendosur Poni, e cila fitoi sfidën dhe për këtë “humbje” Enisa duhet të realizonte dënimin. Por gjejeni çfarë?

Enisa zbuloi ekskluzivisht për “Zemër Luana” se ajo është beqare, “single”, pasi tha se nuk ka çfarë mesazhe të tregojë pasi nuk ka një të dashur për momentin!/tvklan.al