Xi i thotë Bidenit: Konflikti ukrainaso-rus nuk është në interesin e askujt

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez, Xi Jinping homologut amerikan, Joe Biden në një video-telefonatë.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, tha Xi, raporton cnn.

I pari i shtetit kinez raportohet t’i ketë thënë presidentit amerikan se kriza në Ukrainë është diçka që ai “nuk donte ta shihte” dhe se ai e çmon “paqen dhe sigurinë”.

“Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, pohoi presidenti kinez.

Ky është diskutimi i tyre i parë prej së ka filluar agresioni rus në shtetin ukrainas, njoftoi Shtëpia e Bardhë, raporton cnn.

Kjo vjen disa ditë pasi një kabllogram diplomatik i SHBA-së sugjeroi se Kina ka shprehur dëshirën për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës.

Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thanë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN në fillim të kësaj jave.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis Shteteve të Bashkuara dhe PRC”, tha Psaki. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet