Xhelili: Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese, të bashkpunojë me pushtetin për interesa shtetërore

Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të mëdha gjeopolitike, thotë në një prononcim për Indeks.mk, ish-deputeti Zudi Xhelili. Ai thekson se shqiptarët si gjithmon kanë qenë konstruktiv dhe me vizion të qartë sa i përket proceseve integruese
“Maqedonia e veriut është duke kaluar një faz shumë delikate për të ardhmen evropiane të vendit. Kur them situat delikate, gjithmon mendoj në qëllimet e erëta të disa shteteve me ndikim, tendencat e vazhdueshme të tyre për të komplikuar situatën politike në Maqedonin e Veriut (ndikimi rus dhe ai kinez). Prandaj opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në kështu situata, në këtë rast dhe raste të tilla duhet të bashkpunojnë me pozitën, për interesa shtetrore”, deklaroi Xhelili.
Ai thotë se shqiptarët si gjithmon kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë konstruktiv dhe me vizion të qartë sa i përket proceseve integruese.
“BE është prioritet numër një për shqiptarët. Sa i përket partisë më të madhe opozitare ASH, janë treguar gjithmon parimor dhe mbështetës të sinqert të integrimeve euro- atlantike, pranda besoj se edhe në vazhdim do të veprojnë njejt, sidomos gjatë ndryshimeve kushtetuese. Janë dëshmuar se janë parimor në momente vendimtare, dhe pamarrë parasysh nëse do jenë në pushtet apo në opozit do të veprojnë drejt. Ky qëndrim e bën ASH- në të jetë parti shumë serize dhe shpresëdhënse për të ardhmen për qytetarët shqiptar, pse jo edhe të tjerët në Maqedoninë e Veriut”, potencoi Xhelili.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet