Një nga bashkëkryetarët e OBRM-së dhe eurodeputetit bullgar, Angel Xhambazki, ka komentuar temën e protestave në Maqedoninë e Veriut tha se kjo urrejtje kundër Bullgarisë dhe gjithçkaje bullgare është organizuar shumë kohë më parë në Kremlin.
“Kjo urrejtje kundër Bullgarisë dhe gjithçkaje bullgare është organizuar shumë kohë më parë në Kremlin, ndaj lidhja ruse është e qartë. “Rusia gjithmonë vë baste për Serbinë, kthen shpinën dhe kërcënon interesat bullgare,” komentoi ai për “BNT”.
Kuratori (organizatori) i gjithë punës është gjithmonë një dhe ai është në Kremlin”, theksoi Xhambazki.
Sipas tij, propozimi francez mund të dalë në votim, por nuk mund të thuhet nëse do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
“Ne nuk kemi miq për çështjen e Maqedonisë. Duhet të mbështetemi në forcat tona dhe të mbrojmë interesat tona”, theksoi Xhambaski.
Ai shtoi se është shqetësuar se nuk do të ndryshohet Kushtetuta, nuk do të nënshkruhen protokollet”, shtoi ai./Telegrafi/