Xhaferi: Zoti Ali Ahmeti nga Gostivari kur nuk do të dilni i zhgënjyer

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, në fjalimin e tij para qytetarëve të Gostivarit dha edhe një porosi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilit i tha se asnjëherë nuk do të del i zhgënjyer nga Gostivari.
Ai tha se BDI-ja e Gostivarit gjithnjë është e hapur për të dëgjuar qytetarët e sugjerimet e tyre.
“Kërkesat që na janë deleguar nga qytetarët i kemi deleguar në vendin e duhur. Gjatë gjithë kësaj periudhe jemi munduar të jemi transparent. Në prani të liderit të shqiptarëve po shpalosim programin që ka BDI-ja. Sonte e vërtetojmë se jemi gjithnjë me ju, e jo vetëm atëherë kur na duhet vota juaj”, tha Xhaferi.
Ai numëroi edhe sukseset e BDI-së në nivel republikan. Shtoi se takime të njëjta do të ketë në vazhdimësi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet