Xhaferi: Prioritet e kemi rininë

Transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë tre shtyllat kryesore mbi të cilat ne do të funksionojmë në të ardhmen. Këtë e premton Valdet Xhaferi, kryetari i sapozgjedhur i BDI-së në Gostivar në intervistën e tij të parë televizive, përcjell FLAKA.

Zgjedhjet brendapartiake ai i cilësoi si shumë transparente dhe korrekte dhe sqaroi se BDI nga viti 2019-të në Kongres, kishte vendosur zgjedhjet e brendshme partiake të zhvillohen me formën një anëtarë një votë.

Xhaferi tha se Dega ka vendosur të riorganizojë të gjitha forumet partiake në nivel lokal dhe kjo, sipas tij, bëhet që BDI të korr fitore në zgjedhjet e ardhshme në Gostivar.

“Ne këto ditë pas zgjedhjeve kemi pasur takime me kryetarët e Këshillave Vendor, mbajtëm mbledhjen e parë konstituive të Degës ku morëm hapa dhe vendime konkrete. Pas këtyre dy takimeve dhe konsultimeve që kishim, ne vendosëm që antarësimi në Degën e BDI-së në Gostivar të vazhdoj dhe ftojë bashkëqytetarët që të bëhen anëtarë të BDI-së në Gostivar që të kontribuojnë në organizatën më të fuqishme politike në vend, që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe pjesë e rëndësishme ku të gjithë do të mund të krijojmë politika për të ardhmen. Poashtu, në këto takime kemi vendosur të riorganizojmë Forumin Rinor, Forumin e Gruas dhe të gjitha forumet tjera të partisë me qëllimin e vetëm konsolidimin e fuqishëm që BDI-në ta bëjmë fituese në Gostivar”, deklaroi Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar në intervistë për TV Globi.

Ai tha se ndryshime do të ketë edhe te fuksionarët e BDI-së që vijnë nga Gostivari, pasi siç u shpreh, këtë e kërkon aktivi politik në nivel lokal në Gostivar. Sipas Xhaferit prioritet do të ketë rinia e ndërthurur kjo me meritokracinë.

“Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe nuk jemi të frustruar. Me racionalitet dhe shumë kujdes i kemi të gjitha kërkesat dhe qasjen që na ka adresuar aktivi jonë poltik, dhe konformë kësaj do ti marrim të gjitha vendimet në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm se duhet reflektim, këtë e kam thënë edhe publikisht. Figurat e reja dhe rinia do të jenë një nga prioritetet tona kryesore, por ne bashkarisht do t’i marrim të gjitha vendimet, do t’i respektojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në të kaluarën dhe me një analizë të mirëfilltë do të vendosim bashkarisht kush duhet të avancohet, kush duhet të zëvendësohet dhe kush duhet të vijë në shprehje, dhe kjo gjithmonë duke pasur parasyshë tre shtyllat tona kryesore si prioritete meritokracinë, llogaridhënien por edhe të përgjegjësisë”, deklraoi më tej Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet