Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emisionin Klan Debat në Klan Maqedoni ka folur për “referendumin” dhe sfidat e Kuvendit të RMV-së.
Ai ka thënë se të gjitha partitë kanë përcaktime programore me të cilën udhëhiqen në Kuvend.
“Të gjithë kanë marrë përgjegjësi para qytetarëve për institucione funksionale. Ata kanë dalë para qytetarëve dhe u kanë premtuar këtë gjë.”, ka deklaruar ai.
Vlerësoi se vetë qytetarët do të vlerësojnë nëse deputetët e tyre kanë vepruar mirë ose keq.
“Nuk pëleqj të bëj krahasaim me paraardhësit e mij. Nuk kam nevojë. Kam nevojë ti përmbahem rregullave dhe procedurave. Kushtetuta është mbi gjithçka”, deklaroi Xhaferi.
Ai shtoi se ka parti, ekspert dhe deputet që nuk u konvenon mënyra se si ai drejton Kuvendin.
“Kryetari i parlamentit nuk solli vendim, akt, i cili duhet të vihet në tryez. Kam njoftuar parashtruesin se ka gabime”, pohoi ai.