Nëpërmes një reagimi zyrtarë, krye-parlamentari Talat Xhaferi i është përgjigjur grupit parlamentarë të VMRO-së për interpelancën që këta të fundit ngritën mbi Xhaferin, njofton indeks.mk.
Xhaferi në reagimin e tij ka thënë se interpelanca që Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit e parashtroi ndaj tij, përmbanin një varg të pa-vërtetash dhe tha se e njëjta paraqet një tentativë të vrazhdë të manipulimit, për siç thotë ka vendosur të përgjigjet ndaj konstatimeve të cilat i konstaton skajshmërish tendencioze.
Përgjigja e plotë:
Të nderuar,
Pretendimet e bëra me interpelancë qartë e sugjerojnë qëllimin e parashtruesve që pa çfarëdo bazë ti devalvojnë arritjet e mia, kontributin e veçantë që e dhashë në pesë vitet e kaluara në ngritjen e nivelit të dialogut dhe kulturës demokratike në dhomën ligjvënëse, duke ndërmarrë hapa ndaj përforcimit të pavarësisë së Kuvendit dhe të funksionit të tij kontrollues në raport me pushtetin ekzekutiv – diçka që ishte pothuajse e paparamenduar në periudhën kur një pjesë e parashtruesve aktual të interpelancës ishin shumicë në Kuvend.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjithsesi janë të vetëdijshëm se për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të vrazhda me konstatimet në interpelancë se i cenoj Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit.
Konfirmim i mjaftueshëm për akuzat e tyre të pabaza në këtë kontekst janë raportet e Entit Shtetëror të Revizionit në periudhën prej vitit 2008, përfundimisht me Raportin e fundit për vitin 2020, të publikuar javën e kaluar, i cili paraqet një argument plus për punën e suksesshme dhe transparente dhe menaxhimin e Kuvendit, në përputhje me rregullat ligjore. Në këtë Raport, ESHR, si organi i vetëm kompetent për kontrollin e punës së Kuvendit, ndër të tjerat, konstaton se aktivitetet, transaksionet financiare dhe informacionet, e reflektuara në raportet financiare, në të gjitha aspektet materiale, janë në përputhje me rregullativën relevante ligjore, me udhëzimet dhe politikat e vendosura.
Duke e marrë parasysh se Raporti i ESHR-së jep një pasqyrë mjaft objektive dhe pozitive për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi jep një pasqyrë mjaft objektive dhe pozitive për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi nuk dha asnjë vërejtje në raport me Projekt-Raportin e revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e bërë të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit të KRMV- së për vitin 2020.
Por, ky nuk është rasti edhe me raportet revizore për periudhën 2008 deri 2016, ku janë konstatuar shumë dobësi, cenime normative dhe ka më shumë vërejtje për udhëheqjen dhe menaxhimin e atëhershëm të Kuvendit. Të njëjtat mund ti gjeni në ueb faqen e internetit.
Në lidhje me pretendimet se e kam cenuar Rregulloren me atë që kam kërkuar të mbyllen dyert e sallës plenare që të numërohen të gjithë deputetët e pranishëm, të gjithë që kanë njohuri për ndodhitë në Kuvend në disa vitet e fundit, me siguri e kanë shumë të qartë se bëhet fjalë për hipokrizi të kulluar. Respektivisht, është shumë e qartë intenca e opozitës, e cila gjithë këto vite bën obstruksion të punës së dhomës ligjvënëse dhe e pamundëson nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme për qytetarët, edhe kësaj radhe të krijojë një përfytyrim të rrejshëm në opinion se unë veproj në kundërshtim me Rregulloren.
Pikërisht Rregullorja i demanton akuzimet e palogjikshme se kam bërë diçka jashtë kompetencave të mia.
Sipas nenit 95 të Rregullores, Kuvendi mund të vendosë nëse në seancë janë të pranishëm shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kuvendi vendos me shumicë votash të deputetëve të pranishëm, e më së paku me një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, nëse me Kushtetutë nuk është paraparë shumicë e veçantë.
Kryetari i Kuvendit e njofton numrin e deputetëve që kanë votuar “për”, “kundër” ose “përmbajtur”, si edhe numrin e deputetëve që janë të pranishëm.
Kryetari i Kuvendit mund të caktojë të konstatohet numri i deputetëve të pranishëm me numërim.
Numri i konstatuar i deputetëve të pranishëm konsiderohet i saktë përderisa Kryetari ose një deputet, kërkesën e të cilit e mbështesin më së paku dhjetë deputetë, nuk kërkon përsëri të konstatohet numri i deputetëve të pranishëm.
Sipas kësaj, në mbrëmjen e 25 majit, dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të përcaktojnë numrin e deputetëve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim.
Në fakt, në Rregullore është paraparë mundësia për mbylljen e dyerve të sallës, me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, ose të një deputeti, të mbështetur nga më së paku dhjetë deputetë.
Më saktë, neni 97 i Rregullores
Parashikon se gjatë prononcimit nominal të deputetëve, dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat prononcimi nominal i deputetëve, kështu që qartë është se qëllimi i vetëm i opozitës në këtë rast, ishte të bëjnë një shfaqe të lirë para publikut.
Sa i takon akuzave për cenimin e Kodit, unë nuk do të ndërhyj në skenarin e Grupit Parlamentar të koalicionit opozitar, i cili u përpoq të krijojë atmosferë të tensionuar në sallë në vazhdimin e seancës 71. me qëllim të qartë të shkaktojë incident, për çka dëshmon edhe sjellja e koordinatorit të Grupit Parlamentar, i cili në mënyrë të palejueshme ndërhyri në hapësirën e përcaktuar për kryesuesin me seancën.
Në këtë rast, vetëm do të theksoj se në pesë vitet e kaluara, sillem me respekt të veçantë ndaj të gjithë të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Argument në atë drejtim është edhe angazhimi im i veçantë për nxjerrjen e ndryshimeve ligjore të cilat mundësuan pavarësinë e shërbimit të Kuvendit, ashtu siç i ka hije një institucioni i cili është bartës i pushtetit ligjvënës dhe i proceseve demokratike në vend, me çka, ndër të tjerat, për herë të parë pas një kohe të gjatë u mundësua rritja e pagave e të gjithë të punësuarve në administratën e Kuvendit për 20 përqind.
Sipas kësaj, mundet konstatimi i vetëm i saktë i kësaj interpelance është ai se unë jam i nënshkruari i parë i këtij Kodi, i cili, pas shumë tentativave në vitet paraprake, u harmonizua dhe u miratua në mandatin tim, që vetvetiu flet për përkushtimin tim në përforcimin e demokratizimit dhe të parimeve etike në dhomën ligjvënëse.
E vërtetë e pjesshme është edhe ajo se VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, në një periudhë , kur nuk patën sukses me qëllimet e tyre të mbrapshta më 27 prill të vitit 2017, nuk ishin të pranishëm në koordinimet te mua, edhe pse ishin gjithmonë të ftuar sipas rregullit. Por ama, është e vërtetë absolute se koordinatori dhe deputetët e këtij Grupi Parlamentar, edhe krahas mospranisë në koordinimet, si manovër e tyre politike para opinionit, në atë periudhë, praktikisht nuk dilnin prej kabinetit tim, ku vinin bile edhe për nevoja dhe kërkesa private.
Në këtë aspekt, aspak nuk mbajnë ujë konstatimet për mosbashkëpunimin tim me koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, përfshirë këtu edhe ato të opozitës. Për të gjitha koordinimet ka procesverbale të cilat i demantojnë tezat e parashtruara në interpelancë për shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, si edhe për mosbashkëpunimin tim me opozitën, sidomos nëse merret parasysh se në të gjitha koordinimet janë ftuar edhe koordinatorët e bllokut opozitar, bile edhe deputetë të partive që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, gjë që nuk mund të paramendohej paraprakisht.
Për shembull, procesverbalet e koordinimeve i demantojnë konstatimet në interpelancë se unë e pamundësoj shqyrtimin e interpelancave për bartësit e funksioneve publike. Deputetët e VMRO DPMNE-së, sidomos koordinatori i tyre, e dinë shumë mirë se të gjitha interpelancat e parashtruara janë vënë në rendin ditor në seancë plenare, ndërsa ajo që nuk ka filluar debati për to është “meritë” e vetë parashtruesve të interpelancës. Në seancën e 36. të mbajtur më 25 mars 2021, koordinatori Nikolla Micevski personalisht kërkoi të hiqen nga rendi i ditës të gjitha pikat, përfshirë edhe interpelancat, përveç pikës së parë, të nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë për çka mund ti kërkoni edhe shënimet stenografike në ueb faqen e Kuvendit.
Gjegjësisht, duke e marrë parasysh praktikën që termini i debatit për interpelancën të jetë në marrëveshje me parashtruesit e saj, si edhe me funksionarin për të cilin ka të bëjë ajo, respektivisht, të harmonizohet me agjendën e tyre, faktet flasin se shtyrjet e vazhdueshme dhe ndërrimi i mendjes i VMRO DPMNE -së, ishin arsyeja që nuk filloi debati për interpelancat ndaj ish zëvendëskryeministrit për Parandalimin e Korrupsionit dhe ministrit të Drejtësisë.
Më saktë, në koordinimin më 10 maj 2021, ku ishte i pranishëm edhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, unë i informova të pranishmit se do e plotësoj rendin ditor të seancës 41., e cila filloi më 18 maj 2021, me interpelancat për ministrin e atëhershëm të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrit për Luftë kundër Korrupsionit. Mandej, ndërrimi i vazhdueshëm i mendjes i GP të VMRO DPMNE-së për atë se kur të zhvillohet debati për interpelancat, janë arsyeja kryesore për të cilën ato nuk erdhën në shqyrtim, pas çka vetë Mickovski propozoi të hiqen nga rendi i ditës.
Është e vërtetë e vjetër se para se të akuzosh dikë, së pari duhet të shihesh në “pasqyrë”. Të kishte pak autokritikë dhe objektivitet te deputetët e VMRO DPMNE-së ato do të përmbaheshin nga atakët e këtillë të pabazë mbi mua dhe nga krijimi i skenarëve të këtillë.
Sepse faktet flasin se edhe Kodi Etik edhe ndryshimet ligjore me të cilat u mundësua pavarësia e administratës parlamentare janë nxjerrë gjatë mandatit tim, se raporti më i ri i ESHR-së për punën e Kuvendit është i pastër si loti, dhe se shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores ishin praktikë në ca kohëra të kaluara.