Vrasja e dyfishtë në Çellopek, Spasovski flet për motivet

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, shkruan TV21. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit.

Në lidhje me: Policia e Tetovës: Dy të vrarë në Çellopek, është arrestuar i dyshuari

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, thotë Spasovski

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet