VMRO-Levica provokojnë shqiptarët: Këtu jemi, nuk ju frikësohemi!

Pak orë para protestës së dy partive opozitare pro-ruse në vend, VMRO DPMNE dhe Levica disa protestues kanë lëshuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “TUKA SME, NE VI SE PLLASHIME – KËTU JEMI, NUK JU FRIKËSOHEMI”.

Rikujtojmë se vetëm para disa ditësh ndodhi një ngjarje jo e mirë në Çarshinë e vjetër të Shkupit më saktësisht në sheshin Skënderbeu ku u përleshën shqiptarët dhe maqedonasit ndërmjet vete. Edhe në protestën e sotme nga këto dy parti kanë informuar publikun se do të kalojnë përsëri nga po e njëjta rrugë, pra nga Çarshia e vjetër e Shkupit.

A do të ketë edhe sot ndonjë incident pas provokimeve që i bëjnë këto dy parti, provokim ky i cili është direkt me shqiptarët dhe jo me “propozimin francez” për të cilin edhe i filluan këto protesta ditë më parë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet