Ulur këmbëkryq në mes të Tetovës me drejtorin e VMRO-së, Bilall Kasami po “shijon” koncertet me mendjen gjetkë tek zgjedhjet e Këshillit, por që matematikat kësaj radhe po e tradhëtojnë në një garë të fortë me partitë tjera shqiptare që kësaj radhe nuk i ka më me vete.
Dëshiron ta mbulojë dështimin e tij me evenimente të tilla, me gërshërët në duar për të promovuar projektet e të tjerëve dhe për t’i larguar njerëzit nga realiteti. Ka lëvizur të gjithë gurët, por sërish vetën e sheh se nuk ia del dhe shpëtimin e kërkon tek partitë nacionaliste dhe antievropiane të opozitës maqedonase VMRO dhe Levica. Besa tashmë është një parti e dyzuar ku nuk dihet ku fillon patriotizmi shqiptar i tyre i paqenë dhe ku mbaron ortakëria me maqedonasit , krejt kjo duke dëshiruar të mbetet e fshehtë.
Nëse vërtetë është kundër VMRO-së atëherë le ta dëshmojë këtë.
Në drejtorinë që gjeneron më shumë të ardhura, le ta emërojë një shqiptar në vend të drejtorit të VMRO-së, por matematikat e Bilallit janë në votat për Këshillin Komunal duke vazhduar ortakërinë me parti që hapur i dalin kundër Europës dhe përbëjnë rrezik nëse vijnë në pushtet.
Një parti, dy qëndrime dhe mbase më shumë. Kjo e bën Lëvizjen Besa një subjekt politik të mjegullt dhe të lëshuar frikshëm në dëshirën për pushtet. Por përderisa lideri i Besës dhe kryetar i Komunës së Tetovës pra njeriu parti, nuk i shkëput lidhjet me VMRO-në ku së bashku fituan Komunën e Tetovës, është një tjetër figurë kryesore e kësaj partie sic është Arianit Hoxha që del kundër VMRO-së.
Dy funksionarë kryesorë të partisë dhe dy qëndrime të kundërta.
Cilës ti besojnë njerëzit?!
Kasami nuk ka kaçik me u shkëput nga VMRO edhe pse VMRO është kundër BE-së, por çështja mbetet se çka duhet të mendojnë tetovarët dhe besatarët kur kryetari i tyre, ri i lidhur për kërpeshin e VMRO së antievropiane?!
Për dallim nga Kasami, Arianit Hoxha shpreh të tjera qëndrime që duket se e paraqesin BESËN si një parti të pakoordinuar mirë mes tyre ose parti që po vlojnë fraksionet e atyre që duan shkëputjen nga VMRO dhe të tjerë siç është kryetari që duan ta vazhdojnë këtë ortakëri për interesa fare të vogla në zgjedhjet për Këshillin Komunal që tashmë e shohin se punët i kanë shumë keq në terren dhe nuk u dalin matematikat zgjedhore.
Hoxha duke shprehur qëndrimin kundër VMRO-së theksoi se një gjë si duket nuk e kanë kuptuar partitë maqedonase, as VMRO-DPMNE po as LSDM, dhe ajo është se Lëvizja BESA nuk është subjekt politik që mund të drejtohet nga selitë e tyre partiake.
Prandaj, një sygjerim miqësor për Mickoskin, shih veprimin e Lëvizjes BESA në gjithë këto vite dhe e kupton se në Lëvizjen BESA veprimet politike janë auktoktone, autonome dhe autentike! u shpreh Hoxha.
Por e vërteta është tjetër sepse Kasami si në zgjedhjet vendore pati një përkrahje të madhe nga nacionalistët e VMRO-së dhe tashmë është i kapur për tu bërë favore atyre.
Sado që përpiqet ta fshehë këtë të vërtetë ndaj ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve, faktet flasin për një unitet mes Besës dhe VMRO-së që e çvesh Kasamin nga manipulimet dhe gjërat fallso ndaj shqiptarëve ku ditën i mbyt qytetarët me patriotizëm e folklor ndërsa natën shkon në strofkën e antiperëndimorëve të VMRO-së për të vazhduar ortakërinë mes tyre.