Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE ka konfirmuar informacionet e Indeks.mk se Lëvizja Besa dhe VMRO-ja do ta formojnë shumicën në këshillin komunal të Tetovës.
Gjorçev ka thénë se bisedimet me Kasamin kanë filluar dhe se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Besën njejt ashyu edhe siç e kishin më heret.
“Bisedimet veçmë kanë filluar mes VMRO-së dhe Besés për krijimin e shumicës dhe se brenda ditëve ajo do të zyrtarizohet’, deklaoi Gjorçev.
Ai megjithatë ripërsëriti faktin se me Besén dhe Kasamin kanë bashkëpunuar edhe mandatin e kaluar.
“Vlerësoj se me Lëvizjen Besa do të bashkëpunojmë në mënyrë korrekte sepse edhe vitin e kaluar kemk bashkëpunuar në këshillin komunal. Me ta kemi bashkëpunim shumë korrekt”, deklaoi Gjorçev.


