Vizita e kryeministrit spanjoll, Grubi: Po forcojmë bashkëpunimin politik dhe ekonomik në kohë të krizës energjike

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe delegacionin qeveritar kanë pritur në vizitë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez – Castejon.

Kryeministri spanjoll përgëzoi Qeverinë dhe qytetarët e vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, arritje që ka pasur gjithmonë përkrahjen e madhe të Spanjës, shkruan kështu Grubi.

Me kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot delegacionin e lartë shtetëror nga Mbretëria e Spanjës, të kryesuar nga kryeministri Pedro Sanchez Perez – Castejon.

Kryeministri spanjoll përgëzoi Qeverinë dhe qytetarët e vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, arritje që ka pasur gjithmonë përkrahjen e madhe të Spanjës.

Mbesim të përqëndruar për të përforcuar bashkëpunimin bilateral politik dhe ekonomik, që është i një rëndësie të madhe në kohë të krizës globale energjetike dhe ekonomike.

https://www.facebook.com/photo?fbid=603158541173668&set=pcb.603158697840319

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet