I pyetur se pse FC Shkupi ka shumë pak lojtarë shqiptar, gazetari i sportit, Hajrush Mani në Click21 tha se çdo lojtarë në këtë ekip është aty në bazë të meritokracisë dhe se nuk bëhen dallime brenda ekipit. Mani theksoi se FC Shkupin duhet ta shohim si ekip evropian e jo ekip lagjesh.
“Thjesht secili që vjen e ka merituar, me meritë ka ardhur në këtë ekip dhe duhet të vazhdojë tutje ta sheh Shkupin si ekip e vetja dhe jo Shkupin si ekip e lagjes, duhet të ndryshojmë mentalitet dhe të shohim më larg, mendoj se Shkupin duhet ta shohim si Shkup evropian dhe jo Shkup lagjesh, Çairi duhet të jetë sinonim për të gjitha ekipet që me të vërtetë të shkojnë dhe të luajnë me një kampion të madh”, tha mes tjerash Mani.