VIDEO/ Iseni: Bujar Osmani në prag të arritjes së suksesit historik!

Bujar Osmani është në prag të suksesit hisotirk dhe dita e hapjes së negociatave është festë për të dhe të gjithë qytetarët e RMV-së. Kështu thotë politologu dhe gazetari, Xhenur Iseni për indeks.mk duke shtuar se nacionalistët dhe skeptikët maqedonas nëpërmes mediave të caktuara po tentojnë të bëjnë gjithçka që ai të mos arrij sukses megjithatë sipas Isenit lojërat e tyre kanë dështuar.

Ai thotë se Osmani ka arritur të bind të gjithë se gjuha maqedonase është gjuhë e paprekshme dhe se të njëjtën e pranojnë 26 vende anëtare të BE-së, përveç njërës që e kundërshton.

“Ata nuk mund ta kapërdinë faktin se Bujar Osmani është në prag të realizimit të një suksesi historik të vendit. Ai po e përfundon maratonën 18-të vjeçare për fillimin e negociatave. Realisht propozimi i fundit francez gjuhën maqedonase, atë e tha edhe zoti Osmani që përkushtohet shumë për të ruajtur gjuhën e bashkëqytetarëve maqedonas”, tha Iseni.

Kujtojmë, propozimi francez është pranuar nga pala bullgare, ka mbetur vetëm përmirësimi i disa termeve që edhe Maqedonia të japë përgjigje pozitive./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet