(VIDEO) Bushi: Kemi paralajmërime për radikalizim edhe më të madh të protestave

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth dhunës së mbrëmshme të shkaktuar nga protestuesit e VMRO-së dhe Levicës.

Bushi potencoi se paralajmërimet e organizatorëve për protestën e sotme janë edhe më shqetësuese dhe pohoi se ka njoftime për radikalizim edhe më të madhë të protestave po edhe shpërndarjen e tyre nëpër të gjitha qytetet tjera.

Ai tha se nga protesta e dhunshme që u bë mbrëmë para institucioneve kanë mbetur të lënduar 47 polic nga të cilët dy kanë lëndime serioze dhe tronditje në kokë.

Shtoi se po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe deklaroi se policia ka arrestuar nëntë persona dhe është në kërkim të personave tjerë që dje kanë përdorur dhunë.

https://fb.watch/e5gI6Ckd1D/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet