I pari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke iu përgjigjur gazetarëve se me cilën parti do të koalicionoj Lëvizja Besa në zgjedhjet për këshill të Tetovës ka pranuar afërsinë dhe lidhshmërinë me partinë e “fashistit” dhe anti-shqiptarit, Apasiev.
Rikujtojmë se Levica është partia e cila haptazi ka shprehur qëndrimet e saj anti-Amerikë, anti-NATO, anti-BE, anti-Kosovë, anti-Marrëveshjes së Ohrit dhe tani po luajnë rolin e huliganëve duke shkatërruar institucionet shtetërore me protesta së bashku me VMRO-në e Mickoskit.
Bilall Kasami po bashkon forcat me një parti e cila shumë herë edhe i ka ofenduar shqiptarët, ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste dhe e fundit por më e freskëta Apasiev ka paralajmëruar se në rast se vie në pozitë do ta ndal ezanin nga minaret e Xhamive. Ku po e çon Kasami partnerin e tij Apasievin? Mos vallë lakmia për pushtet ia ka bërë sytë terr!
Kasami është shprehur se në zgjedhjet për këshill të Tetovës, Lëvizja Besa do të koalicionoj me Levicën.
“Me Levicën do të bëjmë koalicion”, ka thënë Kasami.