“Ziadin Sela duhet të jep dorëheqje”, kështu thotë deputeti i BDI-së, Arben Ziberi i cili në një prononcim për Indeks.mk ka thënë se Sela i ka humbur të gjitha zgjedhjet e mundshme në RMV dhe nuk duhet shkakun ta kërkojë tek të tjerët sipas Ziberit, Sela dhe Aleanca për Shqiptarët si forcë politike duhet të reflektojnë.
Deputetët e ASH-së nuk kishin përgjigje konkrete nëse Sela duhet larguar por thanë se kush do ta udhëheqë partinë do të vendosin delegatët të cilët kanë të drejtë të zgjidhen por edhe të zgjedhin. Deputeti Adnan Neziri thotë se statuti i Aleancës për Shqiptarët lejon kandidim e zotit sela, sepse siç thotë kryetari ka të drejtë për dy mandate të plota, pra tetë vite.
Kurse deputeti tjetër i ASH-së Syrja Rashidi thotë mohon të ketë përçarje Brenda ASH-së.
Ndryshe, kongresi i Aleancës për Shqiptarët është paraparë të zhvillohet më 27 mars, kandidatura zyrtare për kryetar partie ende nuk ka por një pjesë e madhe e zyrtarëve janë rreshtuar pas sektretarit general, Arben Taravari të cilin e duan edhe si kryetarë, e një pjesë e madhe e kanë akuzuar kreun actual se po e përvetëson dhe shkatëron partinë./indeks.mk/