Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të ulet për 5 deri 7 gradë dhe do të lëvizë nga 21 deri në 28 gradë. Indeksi UV do të jetë 4.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e motit të lig. Temperatura minimale do të jetë rreth 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 25 gradë.