Vendosja e “One Stop Shop:” dhe rikonstruimi e pikave kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bajr, Asani takon zyrtarë të Bankës Botërore

Udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave ka pritur në takim pune zyrtarë të Bankës Botërore të cilët sipas njoftimeve kanë mbështetur zbatimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Doganave në takim është biseduar për rikonstruimin e pikave kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bajr, përgjatë Korridorit 8.

Shtojnë se është në prokurim e sipër edhe sistemi i videokontrollit dhe njohjes automatike të targave si dhe vendosja e sistemit të ri One Stop Shop.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet