Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë ka pritur në takim drejtorin e Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj të cilin siç njofton Grubi e ka uruar e përgëzuar për suksesin dhe vendin e parë në edicionin e 27-të të festivalit ndërkombëtar “Duna Carneval” në Budapest.
Grubi në shkrimin e tij, ka uruar që ansambli shtetëror shqiptar të vazhdojë rrugën e përfaqësimit dinjitoz të vlerave kulturore kombëtare.
Statusi i plotë:
Mirëprita sot në takim drejtorin e Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në vendin tonë, z. Shkodran Tolaj, të cilin e përgëzova për vendin e parë që ansambli e fitoi në edicionin e 27-të të festivalit ndërkombëtar “Duna Carneval” në Budapest të Hungarisë.
Uroj që ansambli shtetëror shqiptar të vazhdojë rrugën e përfaqësimit dinjitoz të vlerave tona kulturore kombëtare dhe të prezantojë gjithmonë në nivel të lartë para syve të botës autenticitetin artistik të koreografive tona të folklorit.