Vëllai i Chris Rock dëshiron një përleshje me Will Smithin në një ndeshje boksi

Vëllai më i vogël i Chris Rock, Kenny Rock, ka zbuluar se dëshiron një përleshje me Will Smith në një ndeshje boksi, teksa vazhdon të përflitet akoma shuplaka e aktorit në “Oscars”.

Kenny Rock ka nënshkruar një marrëveshje në fillim të muajit prill me themeluesin e “Celebrity Boxing”, Damon Feldman për një përleshje në Florida këtë verë dhe ka ftuar Will Smithin si kundërshtarin e tij të parë.

“Jo, ata nuk duhet. Por unë duhet të futem në ring me Will Smith”, u përgjigj Kenny Rock kur u pyet nga TMZ nëse ai mendon se Chris Rock dhe Will Smith duhet të hyjnë në ring së bashku.

Kenny Rock (Foto: Instagram)

Kenny Rock ka thënë se Chris ‘po bën më mirë’ që nga skandali në “Oscars”, por dyshon se vëllai i tij ka pranuar faljen e Will Smith në Instagram.

Ylli i “King Richard” është përjashtuar nga gara e “Oscars” dhe ngjarje të tjera të Akademisë për 10 vjet pas goditjes që ja bëri Rockut.

Kenny Rock, i cili njihet për rolin e tij si Nick Bromnell në filmin “Vesuvius”, shpreson që Akademia t’i qëndrojë besnike pezullimit të Smith.

“Ne duhet të shohim nëse ai do të marrë në të vërtetë një ndalim 10-vjeçar”, tha Kenny.

“Pra, ne duhet të sigurohemi që këta njerëz të bëjnë atë që thonë se do të bëjnë”.

Kenny Rock (Foto: YouTube)

Mundësia e një zënke mes Kenny Rock dhe Will Smith është e vogël, pasi i pari do të ketë një ndeshje më 11 qershor në Charles F. Dodge City Center. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet