Vedat Gashi kërkon përkrahjen dhe mbështetjen e Shoqatës “Peja” në New York

Përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja” në New York, kanë takuar ligjvënësin e Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikanin Vedat Gashi, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për vendin e ish-kongresistit Eliot Engel, në Kongresin Amerikan

Në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, Vedat Gashi ka shpalosr para përfaqësuesve të Shoqatës “Peja” në New York, punën, veprimtarinë, synimet, vizionin dhe për regjistrimin e tij zyrtar të kandidaturës për Kongresin Amerikan.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj shoqate, shprehën gatishmërinë e tyre në përkrahje të parezervë të kandidaturës së z.Gashi, dhe i premtuan, se i gjithë komuniteti shqiptar që jeton në këtë zonë, do të jenë në përkrahje të kandidaturës së tij.

Njëherazi, Shoqata “Peja” në New York, i premtoj Vedat Gashit, se objekti i kësaj shoqate, do të jetë në dispozicion të aktiviteteve të fushatës së tij, për aq sa kohë që e nevojshme.

Në këtë takim, temë diskutimi ishte edhe krijimi i një “Found Raising” nga Shoqata “Peja”, që mundëson mbledhjen e mjeteve financiare nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në përkrahje të aktiviteteve të fushatës së z. Gashi.

Përfaqësuesit e Shoqatës, edhe një herë u shprehën të qartë në përkrahjen e tyre si shoqatë dhe komunitet ndaj z. Gashi, dhe i premtuan atij se do të jenë në mbështetje të tij të pa rezervë deri në fitore.

Ndërkaq, Vedat Gashi, iu premtoj bashkëkombësve të tij, se nëse do të jetë pjesë e Kongresit Amerikan, ai do të jetë zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në përgjithësi.

Ai edhe një herë kërkoi dhe pret përkrahjen e komunitetit shqiptar, pasi që, sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët duhet ta kenë një përfaqësues në Kongresin Amerikan, dhe të dëgjohet zëri i tyre në politikën amerikane.

Zona ku do te kandidojë Vedat Gashi, është Distrikti 16-të, duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e pot ë njëjtit Distrikt, Jamaal Bowman, në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, dhe një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington. Engel luajti veçanërisht një rol të madh në lobimin për Kosovën.

Por, Engel humbi në 2020 garën brenda partisë përballë z. Bowman, që do t’i duhet të ruajë postin e tij në Kongres dhe sfiduesi i parë do të jetë një shqiptaro-amerikan.

Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4-vjeç në 1982.

I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të New York-ut, ai është pjesë e një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh, që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.

Zgjedhja e tij në Kongres do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për shqiptarët. Do të kishte edhe vlerë të madhe simbolike e emocionale nëse vendin e Eliot Engelit, që bëri aq shumë për lirinë e Kosovës, ta zinte një shqiptar i lindur në Kosovë. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet