Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Kamenicë

Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit në Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Lëndime ka marrë edhe djali i tij i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i PK-së:
VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet