Vazhdim i seancës së 71-të të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së maqedonisë së Veriut sot në mesditë duhet të vazhdon me mbajtjen e seancës së 71 të, rendi i ditës i së cilës ishte votuar mbrëmë pas debatit dyditësh dhe bllokadës aktive nga deputetët e opozitares VMRO-DPMNE.

Kujtojmë se dita e djeshme e bllokadës u zhvillua nën tensione në Kuvend gjë që sollën edhe në përpalasje në mes deputetëve të VMRO-së me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Mbrëmë mes debateve të ashpëra dhe në një atmosferë tenisioneuse përfundoi dita e dytë e bllokadës së Kuvendit të inciuar nga opozitarja VMRO DPMNE. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së  Nikolla Micevski fillimisht  kërkoi ndërhyrje procedurale, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i lejoi. Ai kërkoi që të votohet për rendin e ditës, pasi paraprakisht fjalën ua dha dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën në foltore për shkak se insistonin në ndërhyrje procedurale. Pas kësaj, Xhaferi i tha Micevskit të mos i afrohej dhe të largohej nga tavolina e tij. Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit që kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan por se nuk guxojnë ti afrohen kryepralemntnarit. Pas reagimeve dhe kërkesave për dorëzimin e rendit të ditës të ndryshuar, seanca është ndërprerë, ndërsa Xhaferi ka paralajmëruar vazhdimin e saj për nesër në mesditë. Të ndjekim atomsefën e krijuar para pak orësh në Kuvend.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet