“Vajza ime shërohet sa herë që fërkoj duart dhe ja vendos në kraharor”

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, një ndër të ftuarat ka qenë stilistja e bizhuterive dhe eksperte e kristaleve Fjorza Mullaj. Fjorza ka treguar gjatë emisionit se vajza e saj shërohet sa herë që e ëma fërkon duart dhe ja vendos në kraharor. Fillon përmirësohet dhe e gjitha kjo është psikologjike.

Fjorza Mullaji: Ime bijë sa herë që sëmuret, unë fërkoj duart, përqëndrohem dhe ja vë duart mbi kraharor dhe ajo shërohet. Nuk e shëroj unë jo.

Rudina Magjistari: Po si shërohet.

Fjorza Muallaj: Shërohet, temperatura i bie, ndihet mirë, fle gjumë.

Rudina Magjistari: Pa marrë asnjë lloj medikamenti?

Fjorza Muallaj: Ajo mund të ketë marrë diçka dhe nuk i ka bërë efekt, por po nuk fërkova unë duart, nuk shërohet, është fuqia e duarve. Ajo është shumë e bindur, do ta sjell një herë me vete se më është lutur ta marr një herë me vete.

Rudina Magjistari: Çfarë moshe ka vajza?

Fjorza Mullaj: 7 vjeç. Do e pyesësh si të shëron mami? Fërkon duart dhe është e bindur. Është ajo bindja e thellë. Ne jemi struktura që jemi të gatshme që të vetë shërohemi, thjesht ne nuk e kemi gjetur rrugën se si. Nuk e dimë se si ta shfrytëzojmë fuqinë tonë. Para pak kohës ishte me temperaturë 39, unë e bashkëshorti vendosëm që të mos i jepnim asnjë gjë, ta linim pak dhe kështu ndodhi. I thashë që ti po shërohesh, e shoh që ti po shërohesh.

Klaudia Hila: Ndodh gjithmonë, që të jemi më konkret?

Fjorza Muallaj: Ndodh pothuajse gjithmonë. Ishte pa ilaç fare, nuk i dhashë asnjë ilaç tipike për temperaturë që i jepet mbi 38.5, pritëm dhe pak, fërkova duart, i thashë je duke u shëruar, unë e shoh që po të ikën skuqja, nuk i dhashë ilaç dhe të nesërmen u zgjua mirë, nuk bëri fare temperaturë. Tani ajo mund të binte gjithsesi, nuk ka lidhje, por psikologjia e saj ndihmoi, ej unë po shërohem, jam më mirë, a të ngrihem të bëj një piruet /tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet