Ulet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedoninë ë Veriut ka publikuar raportin javor për gjendjen me COVID-19 në vend, sipas të cilit javën e fundit (14-20 shkurt) janë regjistruar 6.119 raste të reja në 34 qytete, që paraqet ulje për 29.2 për qind në krahasim me javën paraprake, thuhet në raport.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Negotinë.

Sipas algoritmit të ri për personat e shëruar, javën e fundit janë regjistruar 8.797.
Prej rasteve të të infektuarve, 863 kanë qenë të riinfektuar.

Ndryshe, në RMV janë vaksinuar gjithsej 869.763, prej të cilëve 848.573 me dy doza, ndërsa 140.455 me tre doza.