Ulen ndjeshëm çmimet e derivateve të naftës!

Përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit, çmimet e derivateve të naftës kanë rënë për rreth 5%, çmim ky më i ulët në tetë muajt e fundit.

Sipas Reuters, çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë. Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet