Sipas raportit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata do të lirohen derivatete e naftës. Kjo është ulja e tretë radhazi e çmimit të karburanteve në pak më shumë se një javë dhe ulja e fundit, e cila vlen prej nesër, është pothuajse e njëjtë me ato paraprake.
Nga mesnata dizeli do të jetë më i lirë për tre denarë për litër, dhe do të kushtojë 90 denarë.
Për tre denarë për litër do të lirohet edhe benzina EUROSUPER 95 dhe do të kushtojë 88,5 denarë, ndërsa EUROSUPER 98 do të lirohet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 90,5 denarë për litër.
Lirim ka edhe në derivatet e naftës për ngrohje, kështu që vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 85,5 denarë, ndërsa mazuti do të jetë për 1,438 den/kg dhe nga mesnata do të shitet për 44, 5 denarë për kilogram.