Në ditën e gjashtë të luftës Rusi-Ukrainë një autokolonë e madhe e blinduar ruse, rreth 64 kilometra e gjatë, po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë imazhet satelitore.
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare thotë se do ta hetojë Rusinë për krime të mundshme lufte, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sirenat e sulmit ajror dëgjohen sërish në Kiev me raportime për një sulm rus në periferi të qytetit
Deri në 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në një sulm artilerie ruse në qytetin verilindor të Okhtyrkas.
08:11 – Të paktën 350 mijë refugjatë ukrainas mbërrijnë në Poloni
Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga e enjtja e kaluar, kur Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin vendin.
Vetëm në 24 orët e fundit, 100 mijë njerëz kaluan kufirin polako-ukrainas, ku qindra janë përballur me radhë disaditore për të arritur në kufi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv
Polonia ka pranuar të gjithë refugjatët që mbërrijnë në kufi, ndërsa ukrainas të tjerë që ikin nga lufta kanë marrë rrugën për në Hungari, Moldavi dhe Sllovaki.
Në vlerësimin e të fundit, UNHCR thotë se 520 mijë ukrainas kanë mbërritur deri më tani në vendet fqinje. Mendohet se ky numër mund të kalojë katër milionë nëse konflikti vazhdon.
07:06 – Një sulm ajror rus la të vdekur të paktën 70 ushtarë ukrainas
Zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm ajror rus në bazën e tyre ushtarake të dielën.
Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të hënën, punonjësit e urgjencës po gërmonin nëpë rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.
Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për shërbimin, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.
06:54 – Imazhet satelitore tregojnë një kolonë ushtarake ruse prej 64 kilometrash pranë
Imazhet satelitore të lëshuara nga Maxar Technologies kanë treguar një autokolonë ushtarake ruse në veri të kryeqytetit ukrainas të Kievit që shtrihet për rreth 40 milje (64 kilometra).
Dislokime shtesë të forcave tokësore dhe njësi helikopterësh sulmues tokësorë u panë gjithashtu në Bjellorusinë jugore – më pak se 20 milje (32 km) në veri të kufirit me Ukrainën, transmeton Klankosova.tv.
Gjatësia e madhe e kolonës është masive dhe flet për sasinë e fuqisë ushtarake që rusët kanë grumbulluar në përpjekje për të marrë Kievin, shkruan CNN.
06:42 – BE-ja do të dërgojë 70 avionë luftarakë në Ukrainë
Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se do të marrin 70 avionë luftarakë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendin kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.
Nga këto, Bullgaria do të dërgojë 16 “MiG-29” dhe 14 “Su-25”, Polonia do të japë 28 njësi “MiG-29” dhe Sllovakia 12 “MiG-29”, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
05:51 – Ambasada e Kinës do të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina
Ambasada kineze në Ukrainë tani ka nisur të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina.
Ambasada tha se grupi i parë i organizuar u largua dje, teksa raportohet se të njëjtit ishin studentë kinezë nga Kievi që shkonin për në Moldavi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Fakti që Kina po evakuon vetëm qytetarët e saj tani mund të nënkuptojë disa gjëra.
“Një mundësi është që Pekini fillimisht mendoi se ishte e rëndësishme të mos shqetësonte Rusinë para kohe. Një tjetër, që Kina mund të kishte menduar se Rusia do ta merrte Ukrainën aq shpejt sa nuk do të kërkonte largimin e njerëzve. Dhe një mundësi tjetër më shqetësuese është se Kina ka llogaritur se pushtimi i Rusisë do të përkeqësohet shumë” shkruan BBC.
05:27 – Australia do të dërgojë raketa në Ukrainë
Australia do të dërgojë raketa si pjesë e një pakete ndihme prej 50 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse, sipas kryeministrit, Scott Morrison.
Morrison tha në një konferencë shtypi të martën se raketat kundër armaturës po rezultojnë jashtëzakonisht efektive për forcat ukrainase.
“Ne po i përgjigjemi thirrjes së Presidentit (Volodymyr) Zelensky: ai tha se ne kemi nevojë për municion, jo një udhëtim dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë… ne do të ofrojmë 50 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur Ukrainën. Ne po flasim për raketa, ne po flasim për municione,” tha Morrison.
“25 milionë dollarë të tjerë do të shkojnë për mbështetje humanitare dhe për të ndihmuar organizatat ndërkombëtare të plotësojnë nevojat e njerëzve që ikin nga dhuna brenda Ukrainës, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi i së martës vjen pas një sërë masash nga qeveria australiane për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj individëve rusë.