Uji i pijshëm në Shkup i plotëson kriteret për siguri dhe cilësi, sipas analizave të Departamentit për kontrollë sanitar të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

“Në periudhën prej 21.11.2022 deri më 25.11.2022 ka marrë 199 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 199 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.