Duke folur për problemin me energjinë elektrike me të cilin banorët e Haraçinës u përballën me javë të tëra, kreu i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi në një intervistë për indeks.mk ka deklaruar se problemi në fjalë është më shumë politik. Ai më tej shtoi se përpos problem politik, është edhe keqmenaxhim nga ana e udhëheqësisë së EVN-së.
“Ka mendime të tilla që edhe unë personalisht jam prononcuar se më tepër kanë qenë politike. Ose thënë ndryshe për të gjithë të kaluarën historike të Haraçinës, unë mendoj se vazhdimisht të tjerët po mundohen të na akuzojnë se këtu nuk ka rregull, ska disiplinë dhe gjëra të tilla. Përkundrazi, unë mendoj se historiku i Haraçinës flet krejtësisht diçka tjetër dhe për atë kam kërkuar të ulemi e të bisedojmë se çfarë përjetuam, çfarë kaluam dhe ku duam të arrijmë ne si Haraçinë”, tha fillimisht Ibrahimi për indeks.mk.
Ai ripërsëriti edhe njëherë se problemi i energjisë është falë keqmenaxhimit të EVN-së dhe dëshiroi që një gjë e tillë të mos përsëritet edhe njëherë, as në Haraçinë po as në vendet tjera.
Tha se përpos problemit të energjisë, haraçinasit për pak kohë nuk do ta kenë problem as ujin e pijshëm projekt që sipas Ibrahimit është në përfundim e sipër dhe tha se në Haraçinë çezmat do të rrjedhin ujë të pijshëm e të sigurtë pas dy dekadash. Foli edhe për projektin e ujrave të zeza si dhe kanalin e hapur në të cilin rrjedhin “fatkeqsisht” ujrat e zeza.
Për më shumë ndiqeni intervistën e Ibrahimit të dhënë për indeks.mk.
https://www.facebook.com/watch/?v=455573939918355


