Aktet vandale për të dëmtuar të mirën publike, jo vetëm që shfaqin dhunë dhe frustracion, por në të njejtën kohë tregojnë vetëdijen dhe personalitetin shoqëror që kemi.
Përveç faktit që dikujt i është dhënë kjo pronë në shërbim, tregon edhe anen tjetër të papërgjegjësisë dhe mosmirënjohjes ndaj atyre që ta kanë besuar për ta përdorur dhe për tu kujdesur sikur është e juaja.
Fatkeqësisht nga ajo që pam në vendëngjarje dhe nga fotot që do shfaq ne vijim dua të njoftoj opinion kerçovarë por edhe ato që pa asnjë pergjegjesi e kane shfrytezuar deri me sot këtë hapësirë tonën, se nuk meriton as klubi por as edhe sportdashsit kercovarë të shohin një vend të ndërtuar me shumë sakrificë nga shumë sportdashës, veprimtarë dhe njerëz që kanë kontribuat nga diaspora, dikush ta sjelli në këtët gjendje katastrofale!
Të nderuar qytetarë dhe ju simpatizantë, Ju bëjmë me dije se nga sot terenet sportive të Qytetit , do të jenë nën përkujdesjen dhe menaxhim të përhershëm të Komunës së Kërcovës.
……………………………………………………
Bashkë me një pjesë të administratës, punëtorët e ndërrmarjes Komunale Komunalec, morrëm aksion për pastrimin e Stadiumit të Qytetit
E mbajmë mend periudhën kur ky vend ka qenë deponi e qytetit, ndërsa tani e kemi shëndërruar në kompleks sportiv për rininë e Kërçovës.
Puna e palodhur, sakrifica, entuziazmi, kontributi vullnetar i shumë individëve dhe shumë sportdashsve nga vendi dhe diaspora bashkë me Komunën e Kërçovës dhe NP “ Komunalec “, FFM, si dhe donatorëve të palodhur kanë ndërtuar fushat e futbollit të cilat duhet t’i mbrojmë dhe zhvillojmë për klubet sportive.
Aksioni i sotëm, shpresojmë të trokasi në ndërgjegjen e çdonjërit për të ngritur vetëdijen që të ruaj e pastrojë këtë pasuri që i takon qytetit.
Apelojmë që gjatë shfrytëzimit të terreneve sportive mos hudhen mbeturina, mos demolohen pajisjet dhe mos dëmtohet prona e përgjithshme.
https://www.facebook.com/fatmirdehariofficial/posts/pfbid02sy4QNaw4QEcnzMtmwucD1tG45idAxzYq1wMpRK