U kap me arsenal armësh, publikohet foto e 36-vjeçarit me kallashnikov mbi bagazhin e Audit dhe momenti i arrestimit

Kjo është foto e 36-vjeçarit Antonio Leka, i cili u arrestua pasditen e sotme në Lezhë me arsenal armësh.

Në foton e siguruar nga Klan News duket 36-vjeçari me plis në kokë dhe arma kallashnikov mbi bagazhin e automjetit tip Audi A8 ngjyrë e bardhë.
Kjo foto është bërë para arrestimit nga policia të Antonio Lekës. Aty ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllain e tij. Në një moment ai ka nxjerrë mbi bagazhin e Audit armën e zjarrit duke e ekspozuar. Vëllai i tij nuk ka mundur ta bindë që të dorëzojë armën. Pasi Antonio Leka u largua prej andej, vëllai i tij sinjalizoi menjëherë policinë se 36-vjeçari ishte i armatosur dhe mund të kryente ngjarje kriminale.

Në këtë video më poshtë, janë pamjet të filmuara nga një kamera amatore, të cilat tregojnë momentin kur Antionio Leka arrestohet në flagrancë nga policia. Në sfond duket automjeti i tij Audi ngjyrë e bardhë, i njëjti mjet që ishte në servis.

Brenda makinës së tij, policia sekuestroi arsenal armësh; një pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi. /tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet