Twitter më në fund e vuri në funksion butonin “Edit”. Këtë gjë përdoruesit e kërkonin gjatë kohë, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.
Kompania lajmroi që nëse vëreni ndonjë ndryshim në një Tweet, kjo ndodh për shkak se ato po testojnë butonin “Edit”. Twitter aktualisht është duke e testuar funksionin dhe do ta shpërndajë atë në javët e ardhshme për abonentët e Twitter Blue, i cili kushton 4,99 dollarë në muaj.
Tweet-in të cilin do e publikoni, do të keni hapsirë ta modifikoni disa herë brenda 30 minutave pas postimit. Twitter Blue aktualisht është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, por testet fillestare do të kufizohen vetëm në një vend.
Tweet-et e redaktuara do të shfaqen me një ikonë, vulë kohore, në të cilën përdoruesit do të mund të shohin historinë e ndryshimit të postimit.
Bashkëthemeluesi i kompanisë dhe ish-shefi ekzekutiv kishte thënë se ndoshta nuk do të jepte kurrë një buton editimi. Por në prill, Elon Musk, në atë kohë duke planifikuar të blinte kompaninë, postoi një sondazh në Twitter, në të cilin 73.6% e 4.4 milionë të anketuarve thanë se donin një buton të tillë.
Megjithatë, disa thonë se është e panevojshme ose në kundërshtim me frymën e platformës.