Menduh Thaçi në Klan Debat ka folur edhe për zgjedhjet lokale. Për fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë ai tha se ka qenë i habitur se si elektorati ka votuar një kandidat si Kasami i cili një vit më parë ka qenë kandidat i një partie maqedonase.

“Mua kur nuk ma ka marr mendja që Tetova do të fitoj një kandidatë që ka qenë kandidat i një partie maqedone. A e dini çka dmth për Prishtinë që kandidati i partisë komuniste dhe ti fitoj zgjedhjet?! Mua sma ka marr mendja që kjo mund të ndodh. Pse ndodhi fitorja? BDI me shumë vështirësi e ka mbajtur Tetovën si qytet, këta dy fitore e fundit kanë qenë si rezultat i mbështetjes së fortë të elekotrati maqedonas për BDI. Mendoj që këtë herë Bilalli shfrytëzoj rastin kur PDSH dhe Alenaca u përplasën fort në Tetovë”, tha Menduh Thaçi.