Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se në këto zgjedhje partitë politike në Maqedoninë e Veriut duhet t’ia humbin të gjitha shpresat Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Thaçi thotë se partitë duhet të jenë bashkëveprues me BE-në she SHBA-të.
“Ne definitivisht në këto zgjedhje duhet t’ia humbim të gjitha shpresat, bukfalisht të gjitha shpresat, edhe Rusisë, edhe Putinit, edhe politikës lindore e cila dëshiron të na keqpërdor si shqiptar, e jo të na ndihmojë, dhe me këtë t’i pamundësojmë apo t’i dezinfektojmë të gjitha viruset dhe bakteret që duan ta kontaminojnë raportin tonë me BE-në dhe SHBA-në”, tha mes tjerash Thaçi./tv21.tv


