PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Teuta për kontratat e publikuara nga Kasami: Është një diskreditim aq i madh i personave

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi është sonte në ClickPlus në TV21.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Flet për listën dhe akuzat e kryetarit aktual të Tetovës, Bilall Kasami për kontratat në vepër të nënshkruara në kohën e Arifit.

Arifi nuk sheh krim në to, por thotë se lista e publikuar është diskreditim i personave, që sipas saj, janë paguar për punë të caktuar.

“Ju mund të nxirrni një listë, mirëpo ajo është një diskreditim aq i madh i personave, i njerëzve të cilët për shkaqe të ndryshme kanë qenë të përkrahur nga Komuna e Tetovës, kanë pasur raste sociale dhe diskreditimi i tyre tregon edhe njëherë për atë se çfarë në fakt e udhëheq sot Komunën e Tetovës”, tha Arifi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400