Tesla ofron zbritje për blerësit në Singapor

Kompania amerikane e automjeteve elektrike ka filluar të ofrojë zbritje për blerësit në Singapor, të cilët pranojnë të blejnë inventarin ekzistues të Model 3 apo Model Y, ka thënë të hënën një përfaqësues i shitjeve të kompanisë, raportoi Reuters.

Tesla po ofron një zbritje prej 5000 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike që kanë një automjet ekzistues me djegie të brendshme, si dhe një kredi tjetër prej 5000 dollarësh kundrejt kostos së certifikatës për të drejtuar një veturë në Singapor.

Përveç kësaj, për blerësit e kualifikuar që kanë një vend për instalim në shtëpi, Tesla do të sigurojë lidhësin e murit për mbushje, megjithëse konsumatori duhet të paguajë për koston e instalimit.

Zbritjet me afat të kufizuar në Singapor ndodhin vetëm disa ditë pasi Tesla uli çmimet në Kinë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Australi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet