Tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës/ NATO: Jemi gati për ndërhyrje

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar fillimit të heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco mirëpriti këtë akt., duke kërkuar më tej që palët t’i përmbahen detyrave të tyre.

Më tej ajo shtoi se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

“NATO MIRËPRET PËRPJEKJET PËR DE-ESKALIMIN E TENSIONEVE NË VERI TË KOSOVËS. NE PRESIM QË TË GJITHA PALËT T’U PËRMBAHEN DETYRAVE TË TYRE.

NATO DHE KFOR, PO VËZHGON NGA AFËR DHE ËSHTË I GATSHËM QË TË NDËRHYJË NËSE ËSHTË E NEVOJSHME, NË PËRPUTHJE ME MANDATIN NGA OKB PËR TA GARANTUAR LIRINË E LËVIZJES”, ”, KA SHKRUAR AJO NË NJË POSTIM NË TWITTER.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet