Të paktën 10 të vrarë si rrjedhojë e një shpërthimi pas xhumasë në një xhami të Kabulit

Të paktën 10 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën pas një shpërthimi në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul pas lutjeve të së premtes, tha zëdhënësi i talebanëve për shefin e policisë Khalid Zadran – por dëshmitarët okularë thanë se ekziston frika se shumë të tjerë kishin vdekur.

Shpërthimi ndodhi në zonën Serahi Alauddin të qytetit, njoftoi kanali privat afgan TOLO News duke cituar një dëshmitar okular, transmeton Telegrafi.

Emergjenca, një organizatë joqeveritare që ofron trajtim mjekësor dhe kirurgjik falas për civilët afganë, tha në një postim në Twitter se 20 persona të plagosur ishin trajtuar në spitalin e saj pas shpërthimit.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të premten, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se ai dënon sulmin, që ndodhi disa ditë para përfundimit të Ramazanit.

“Ne dënojmë fuqishëm shpërthimin e sotëm në një xhami në distriktin e 6-të të Kabulit. Vrasje të tilla brutale gjatë këtij agjërimi janë vepër e qarqeve që nuk kanë asnjë lidhje me Islamin apo vendin”, shkroi Mujahid të premten në Twitter. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet