Të metat dhe madhështia e Vanço Mihajllovit

Në shkrimet e tij, në mënyrë eksplicite Vanço Mihajllovi shprehej se Sanxhaku, Kosova dhe Çamëria “me të drejtë i takojnë Shqipërisë”, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë i parashihte si njërin nga popujt e barabartë në kushtetutë, dhe gjuhën shqipe si njërën nga gjuhët zyrtare dhe të barabarta, të Maqedonisë si “Zvicra e Ballkanit” të paramenduar prej tij!

Nga Rilind DAUTI

Që tre vite në Manastir është hapur një klub i personave me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut, dhe në internet janë aktivë përafërsisht prej atëherë, por tek tani së fundi ndodhi hapja solemne me pjesëmarrjen e jo më pak se vet kryeministrit të Bullgarisë dhe mysafirëve tjerë të lartë bullgarë. Lajmi mbi hapjen e këtij klubi çoi në reagime të ashpra te shoqëria maqedonase, por në shumicën e reagimeve problem nuk përbën ekzistenca e një klubi të tillë, por emri i klubit i marrë nga figura e vërtetë historike VançoMihajllov.

Por kush është ky person? Ivan “Vanço” Mihajllovi është i lindur më 1896 në rrethinën e Shtipit që atë kohë ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës nën sovranitetin e Perandorisë Osmane. Siç dimë, më vonë vendlindja e tij dhe pjesët tjera të asaj që sot është Maqedoni e Veriut ranë nën pushtimin ekstremisht të ashpër serb. Për këtë arsye, VMRO-ja historike ku përfshihej edhe Vanço Mihajllovi organizoi shumë atentate ndaj përfaqësuesve të pushtuesit serb, si edhe civilëve kolonistëserbë të vendosur nëpër Maqedoni. Nga kjo që u tha më lartë nuk ka asgjë kontestuese për të, por janë tre gjëra që i merren për mëkat Vanço Mihajllovit nga historiografia dhe shoqëria maqedonase:

Akuza për likuidime vëllavrasëse të revolucionarëve tjerë maqedonas,
Akuza për bashkëpunimi me fashizmin dhe nacizmin, dhe
Mohimi i ekzistimit të maqedonasve si etni, popull, dhe komb, duke i konsideruar si bullgarë.
Të gjitha akuzat kanë bazë, por a thua janë me të vërtetë meritore dhe aq problematike sa tregohen? Të nisemi nga likuidimet. Këto ishin mënyrë veprimi e tërë VMRO-së historike dhe organizatave simotra të asaj kohe. Nëse me këtë arsyetim hidhet poshtë VançoMihajllovi, atëherë çfarë të themi për JaneSandanskin qëglorifikohet në himnin e shtetit por qëpo ashtu u ka bërë atentate dhe madje i ka tradhtuar bashkëluftëtarët e vet tek grekët?! Nëse nisemi nga intrigat e brendshme që kanë çuar deri te më e keqja (vëllavrasja), atëherë historiografia maqedonase duhet ta hedhë poshtë VMRO-në, TMRO-në, dhe çdo organizatë tjetër që ka luftuar për liri!A ka bërë ndonjë forcë politike më shumë vrasje se pushteti komunist, që e krijoi Maqedoninë?

E dyta akuzë për Vanço Mihajllovin na e përkujton debatin që e patëm edhe vet ne shqiptarët që e patëm mbi Xhafer Devën. Në shtetet ballkanike ku ka patur luftë partizane të komunistëve, tradicionalisht ekziston një tabu për grupet dhe personat që e kanë patur edhe kontaktin më të vogël me forcat italiane, gjermane, dhe ustashe kroate, të viteve 1941-1945. Ekziston drojë për personat që e kanë patur edhe kontaktin më të vogël me forcat e lartpërmendura. Në Kosovë p.sh. kështu ishte rasti me Xhafer Devën që në kohën e okupimit ushtarak gjerman ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme i Mbretnisë Shqiptare. Akuzohet për bashkëpunëtor i nacizmit (ose që vet ka qenë nacist) një person që i ka shpëtuar romët nga ekzekutimet në Serbinë e Nediqit, pastaj si MPB i Mbretnisë Shqiptare hebrenjve u ka dhënë dokumente me emra të rrejshme që të mos diktohen që janë hebrenj, ndërsa pas L2B ka gjetur strehim në SHBA ku atje ka bashkëpunuar me lobin hebre!

Te rasti i Vanço Mihajllovit e kemi faktin që disa vite ka qëndruar në Shtetin e Pavarur Kroat – NDH të Ante Paveliqit me të cilin ka vendosur kontakt shumë kohë para Luftës, dhe po ashtu i merret për kusur një përpjekje e dështuar e nxitur nga gjermanët për krijimin e një shteti të pavarur maqedonas të stilit të NDH-së. Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi që Vanço Mihajllovi ka ndonjë faj në krimet e NDH-së apo Gjermanisë hitleriane. Por është e kundërta: ka një grumbull dëshmish për lloj-lloj krimi të bërë nga të vetëshpallurit “antifashistë” që ishin partizanët jugosllavë, përfshirë dhe brigadat maqedonase! Bllajburg, Tivar, Bllacë… Dhe a thua janë në pozitë ta akuzojnë Vanço Mihajllovin si bashkëpunëtor të fashizmit dhe nacizmit ata që s’lanë gjë pa thënë për sektin e shkretë hebre Lev Tahor, ata që për shqiptarët kërkojnë dhoma gazi, ata që e shohin me admirim Vuçiqin (“për një serb do t’i vrasim qindra muslimanë”), që janë të zemëruar nga dënimi i Mlladiqit, që rregullisht përdorin pezhorative ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve duke i quajtur “tatarë”?!

Pas kapitullimit të Italisë më 1943, më 1944 VançoMihajllovi u zhvendos në Itali ku jetoi deri në fund të jetës më 1990. Deri sa ishte në mërgim u fokusua në shkrime. Kështu, arriti të shkruajë vepra voluminoze dhe shkrime publicistike. Ishin pikërisht këto shkrime ato që na çojnë te akuza kryesore që historigrafia dhe shoqëria maqedonase e ka për të: mohimin e popullit maqedonas duke e konsideruar si pjesë e popullit bullgar. Kjo është e vërtetë, por akuzë e pakuptueshme! Përse? -Siç e dimë, në kohën e qeverisjes së “VMRO”-DPMNE-së u bë rehabilitim i disa figurave që historiografia maqedonase i ka pas lëçitur si bugarofilë, mbi të gjitha TodorA leksandrovi. Por nëse për “VMRO”-DPMNE-në është i pranueshëm Todor Aleksandrovi që po ashtu është identifikuar si bullgar, atëherë përse këtë ia zënë për mëkat Vanço Mihajllovit?! Ndërkaq, nëse për historiografinë dhe shoqërinë maqedonase janë të papranueshëm Todor Aleksandrovi dhe Vanço Mihajllovi, sepse kanë qenë “bugarofilë”, domethënë me vetëdije bullgare, atëherë përse i ngrisin në qiell Goce Dellçevin, Dame Gruevin, Nikolla Karevin, e plot tjerë që po ashtu janë identifikuar si bullgarë?!

***

Ky ishte raporti diku i kuptueshëm, por kryesisht kontradiktor i shoqërisë maqedonase ndaj Vanço Mihajllovit. Por a ka diçka që mund të thuhet për të nga pikëpamja shqiptare?

– Ka, edhe atë shumë madje!

Vanço Mihajllovi që identifikohej si bullgar, ka shkruar me kritikë ndaj Bullgarisë që më 1913, duke hyrë në aleancë me Greqinë dhe Serbinë, përveç se i ka dëmtuar bullgarët, u ka shkaktuar dëm edhe shqiptarëve që ranë nën pushtimin grek dhe serb! Më 1933, Vanço Mihajllovi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Hasan Prishtinën për luftë të përbashkët kundër Mbretërisë Jugosllave, ndërsa Hasan Prishtina ia ka lënë për kujtim bastunin e tij! Në shkrimet e tij, në mënyrë eksplicite VançoMihajllovi shprehej se Sanxhaku, Kosova dhe Çamëria “me të drejtë i takojnë Shqipërisë”, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë i parashihte si njërin nga popujt e barabartë në kushtetutë, dhe gjuhën shqipe si njërën nga gjuhët zyrtare dhe të barabarta, të Maqedonisë si “Zvicra e Ballkanit” të paramenduar prej tij!

Dhe në kohërat kur republika jugosllave e Maqedonisë ndaj shqiptarëve sillej më serbisht se Serbia, Vanço Mihajllovi në shkrimet e tij publicistike iu dilte në mbrojtje shqiptarëve të persekutuar në Jugosllavi! Mjafton të dihet kjo “avokaturë” ndaj shqiptarëve që të kuptohet ana e civilizuar e Vanço Mihajllovit! Në veprën e tij monumentale “Maqedonia – Zvicra e Ballkanit”, ai shprehet: “Asnjëri popull nuk do të dominojë ndaj tjerëve me imponim, me dinakëri, apo me dhunë. Vëllazërimi në mes popujve do të ndihmohet edhe me barazinë ligjore në kulturë, ekonomi, arsim, gjyqësi, dhe të gjitha fushat tjera”. Maqedonia do të ishte vend shumë më i mirë për të jetuar sikur të ishte realizuar sipas idesë së VMRO-së historike dhe në veçanti sipas Vanço Mihajllovit, në vend të asaj që e kemi tani të krijuar nga ASNOM-i, dhe me kushtetutën e vitit 1991 të sjellë me shkelje të vullnetit politik të shqiptarëve!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet