Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje sekretari gjeneral i Q. të Shkupit

Shkup, 12 shtator – Sekretari gjeneral i Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski në FB profilin e tij ka njoftuar se po largohet nga pozita e tij. Arsyeja për këtë veprim është se shefja e tij, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka potencial të dobët dhe prioritete tjera para premtimeve ndaj qytetarëve, informon Zhurnal.

Ai mes tjerash në arsyetimin e tij shprehet se në këtë pozitë kishte ardhur që të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe me entuziazëm. Ai vjen nga komuna e Çairit ndërsa edhe në këtë komunë është këshilltar. Ai ka kërkuar nga Antikorrupsioni t’i tregojnë nëse mund t’i kryej dy obligimet por nga atje i kanë thënë se duhet të përcaktohet vetëm për njërën, ndaj ai ka vendosur të largohet nga Qyteti i Shkupit dhe Arsovska.

Ai gjithashtu shprehet se po ikë nga dëshpërimi ndaj potencialit të dobët për punë dhe mos bashkëpunimit me kryetaren e komunës Arsovska në realizimin e projekteve kapitale.

Vellkovski do të vazhdojë, siç shprehet, të kontribojë për Shkupit nga pozita këshilltar në komunën e Çairit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet